Sot u arrestua në Rinas kunati i dy vëllezërve indian që janë shpallur në kërkim. Njëri prej vëllezërve Sandesara rezulton Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri.
Paraditen e ditës së sotme
Policia dhe Interpol Tirana kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi
indiani në aeroportin e Rinasit.
I arrestuari është 59-vjeçari, Hitesh Patel i cili është i lindur në Indi por
banues në Nigeri. Ndaj këtij personi ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga
New Delhi/India.
Ndërkohë Hitesh Patel mësohet se është kunati i dy vëllezërve indian Nitin dhe
Chetan Sandesara këta të fundit akuzohen për pastrim parash dhe për zhdukjen e
plotë 725 milionë dollarë.
Patel, sipas policisë po përpiqej që të dilte jashtë vendit tonë por që
tentativa ka dështuar pasi ka rënë në pranga.
Ndërsa për sa u përket vëllezërve Sandesara, njëri prej tyre, Nitin Sandesara
rezulton të jetë Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri. Ky fakt i ka
ndihmuar dy vëllezrit që të marrin edhe nënshtetësinë shqiptare. Për më
tepër Nitin Sandesara zotëron edhe një diplomë diplomatike me të cilën ka hapur
rrugët për të investuar në Shqipëri.