Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, forcat ukrainase kanë avancuar në dy drejtime në rajonin juglindor të Zaporizhzhia.
Sipas mediave të huaja, ata pretendojnë se trupat e Ukrainës po vazhdonin kundërsulmimin e tyre dhe kishin bërë përparime drejt Melitopolit dhe Berdianskut.
Pjesë të mëdha të rajonit aktualisht mbahen nga Rusia, me qytetin e Melitopolit ndër zonat e para që ra në duart e Moskës kur filloi pushtimi.
Ukraina duket se ka bërë disa përparime që nga fillimi i kundërsulmimit të saj, por mendohet se po ecën më ngadalë se sa pritej.
Kujtojmë se prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas agresionit të pajustifikuar nga Rusia.