Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kundërshtarë në “Olimpico”, por Veliaj i bën bashkë italianët dhe turqit në Tiranë: Jemi një qytet kozmopolitan, shtëpi e mbi 144 kombësive

23:13 / June 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Tirana Fan Zone” në sheshin “Skënderbej” ka bërë bashkë mbrëmjen e sotme jo vetëm dashamirësit shqiptarë të futbollit, por njëkohësisht edhe turqit dhe italianët e shumtë që jetojnë në vendit tonë për të ndjekur përballjen Itali-Turqi.

Në një prej tavolinave ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj bashkë me ambasadorin Italian në vendin tonë Fabrizio Bucci dhe zv. Ambasadoren turke në Shqipëri Orkide Deniz Akyamaç.

Duke folur për mediat, Veliaj theksoi se pas pandemisë, Tirana i është rikthyer jetës, ndërkohë që gjithnjë e më shumë po kthehet në një qytet kozmopolitan.

“Për mua është shumë e rëndësishme që qyteti është hapur, që Tirana po feston, që është kthyer normaliteti, që vëllezërit turq dhe vëllezërit italian i kemi të gjithë bashkë. Tirana është një shtëpi sot e mbi 144 kombësive. Dhe fakti që në Tiranë ka italianë, ka turq, ka afrikanë, ka nga Amerika Latine, ka nga Azia, do të thotë që qyteti po bëhet vend kozmopolitan  dhe fakti që ka një vëllazëri është një lajm i mire”, theksoi Veliaj.

Nëpërmjet një ekrani gjigand të vendosur në qendër të sheshit “Skënderbej”, i cili ka marrë pamjen e tapetit të blertë, por edhe në shoqërinë e aktiviteteve të ndryshme, qytetarët do mund të shijojnë 30 ditët e Kampionatit Evropian në një atmosferë fantastike.

bashke italianet veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Seanca në GJKKO u shoqërua me debate, Veliaj: Ky është shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

19:25 / February 2, 2026

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë për të zëvendësuar masën e sigurisë

11:19 / February 1, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.