E kuqja, jeshilja dhe e bardha nuk janë rastësisht tre ngjyrat klasike të Krishtlindjes.
E KUQJA – Simbolizon gjakun e Krishtit kur u kryqëzua, por edhe artin e dashurisë, që ai ua mësonte të tjerëve, si ngjyra e zemrës që është. Gjithashtu është ngjyra e bimës simbolike të ribesit, identifikuese për festën e Krishtlindjes.
JESHILJA – Është ngjyra e bimëve të shenjta, që e ruajnë atë dhe në dimrin më të acartë, si bredhi, që është shndërruar ndër vite në pemën e Krishtlindjes. Në fenë e krishterë mendohet se jeshilja simbolizon përjetësinë e Jezusit. Romakët shkëmbenin degë të gjelbra në ndërrimin e viteve, për fat.
E BARDHA – Është para së gjithash ngjyra e dëborës në dimër, stina që përkon me festat e fundvitit. Simbolikisht, ajo përfaqëson pastërtinë dhe paqen në kulturat e shumë vendeve të botës.