Sipas të dhënave të fundit, gratë në SHBA qajnë rreth 3.5 herë në muaj, ndërsa meshkujt 1.9 herë në muaj.
Sidoqoftë, shoqëria shumë shpesh e sheh të qarat si një shenjë e dobësisë. Por, nëse e ndjeni të qani, mos i mbani lotët. Lotët me të vërtet ju sjellin përfitime shëndetësore më shumë se sa e mendoni
Në këtë artikull keni mundësinë t’i mësoni përfitimet shëndetësore që merrni nëse qani raporton “Bright Side”.
Lirimi nga stresi
Një studim i bërë në vitin 2014 ka gjetur se të qarit i ndihmon njerëzit të qetësohen kur janë në një kohë stresuese.
Ulet presioni i gjakut
Shtypja e lartë e gjakut shkakton një numër të madh dhe të rrezikshëm shëndetësor. Mirë, një lajm i mirë është dhënë nga mjekët, të cilët thonë se nëse qani jo vetëm që presioni i gjakur ulet, por edhe të rrahurat e zemrës qetësohen.
Luhatjet
Nëse e pyesni vetën se pse sjellja juaj ka ndryshuar dhe është bërë më agresive dhe ndjeheni më të irrituar, atëherë nuk ka asnjë përgjigje definitive për këtë gjë. Kjo sepse, gjendja juaj ndryshon nga një numër i madh arsyesh. Një prej arsyeve mund të jetë akumulimi i manganit (lloj minerali i cili i nevojitet trupit në një sasi të vogël). Kur ne qajmë, e heqim manganin e tepërt nga trupi jonë dhe si rezultat ne fillojmë të ndjehemi më të qetë.
Dhimbjet
Kur jemi në dhembje fizike disa lot rrjedhin në mënyrë të pavetëdijshme. Kjo është mënyra e trupit për të larguar dhembjen, kjo është edhe prova më e madhe që tregon se të mosmbajtja e lotëve sjell benefite të shumta për organizmin tonë.