Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kuqezinjtë për rrugën drejt Euro2024! Nisin përgatitjet, kombëtarja udhëton të mërkurën drejt Pragës

14:10 / September 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetarja stervitje shtepia futbollit para polonise 1 1536x1024 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 4 shtatorit zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës dhe Polonisë më 10 shtator në “Air Albania” të Tiranës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Programi një javor i kombëtares është publikuar nga FSHF.

Të 25 futbollistët e përzgjedhur për dy ndeshjet e kombëtares kundër Çekisë me 7 shtator dhe kundër Polonisë me datë 10 do të jenë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho që ditën e hënë, dhe puna përgatitore do të nisë menjëherë. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe siç tashmë është bërë e zakonshme të gjitha seancat stërvitore apo edhe konferencat për shtyp të lojtarëve do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Sipas programit të bërë publik nga Federata Shqiptare e Futbollit përveç të hënës, skuadra kuqezi do të stërvitet edhe të martën në Tiranë ndërkohë që të mërkurën do të udhëtojë drejt Pragës dhe të enjten do të luajë ndeshjen e parë të shtatorit ndaj Republikës Çeke. Më datë 8 shtator Kombëtarja do të kthehet në Tiranë për të vijuar me përgatitjet dhe me datën 10 do të përballet me Poloninë në Tiranë në sfidën tjetër vendimtare.

Sfida që do të luhet kundër çekëve në orën 20:45 në Pragë është ndeshja e katërt e grupit. Këta të fundit janë në kuotën e 7 pikëve, 1 më shumë se Shqipëria që renditet e dyta. Vetëm 3 ditë pas ndeshjes me Çekinë, të dielën në ‘Air Albania’, kuqezinjtë do të presin Poloninë, që deri më tani ka surprizuar jo për mirë në grup. Trajneri i kombëtares Sylvinho në konferencë për shtyp me nisjen e grumbullimit tha se nuk ka bërë llogari pikësh por shtoi se në fushë kuqezinjtë do hyjnë vetëm për fitore dhe se lojtarët e grumbulluar janë zgjedhur në bazë të karakteristikave të kundërshtarëve.

Euro2024
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.