Prej disa kohësh tashmë, zv. Kryeminnistri i Italisë, Luigi di Maio, është në një marrëdhënie me gazetaren Virginia Saba.
Së fundmi, ai ka folur për lidhjen me të në emisionin “Stasera Italia” në Retequattro, ku ka dhënë disa detaje më shumë.
“Ne jemi së bashku prej disa muajsh dhe jemi ende në fazën e muajit të mjaltit. Unë jam shumë i dashuruar. Nuk bashkëjetojmë, por kur mundemi të jemi së bashku në shtëpi. Të paktën nata është një moment për të qenë së bashku. Jam shumë i lumtur për këtë sepse më jep forcë”, është shprehur ai.
Për revistën “Chi” edhe gazetarja ka folur mbi këtë marrëdhënie, duke thënë: “Premisat janë të gjitha. Ne jemi të dashuruar çmendurisht, por qetësisht çdo gjë do të shkojë në vendin e vet.”
“Kur del rasti flemë bashkë”, zv.kryeministri flet publikisht mbi marrëdhënien me gazetaren
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment