Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kur do flasim”, a do të ketë takim Rama-Basha?

15:03 / March 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RAma Basha patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Samitin e Diasporës kryeministri Edi Rama tha se për ata që nuk ishin aty, dhe pse të ftuar ka vetëm një gjë për tu thënë: Kur do flasim?

Një rëfren ky gjatë protestës së studentëve, të cilët nuk dëshironin të dialogonin me kryeministrin Rama, e që më pas u përdor shpesh dhe si meme.

Kjo mund të ketë qenë ndoshta një sinjal se shumë shpejt mund të ketë dialog mes partive politike, ose kryeministri ka dashur të propagandojë se është tolerant dhe i hapur për zgjidhjen e krizës.

Duket se kjo deklaratë e Ramës vjen si një përforcim i deklaratave të mëparshme të njerëzve që janë shumë afër të majtës, raporton Lapsi.al.

Të enjten në mbrëmje në emisioni “Opinion”, një gazetar shumë pranë së majtës. Lorenc Vangjeli tha se: “Edi Rama shumë shpejt kam përshtypjen do bëjë një ftese publike për opozitën. Për opozitën zyrtare, sepse kam përshtypjen se ai e di shumë mirë se është kryeministër i asaj pakice që e kundërshton”.

Po në të njëjtën linjë, tek “Të Paekspozuarit” një tjetër analist afër Rilindjes, Mentor Nazarko nuk e përjashtoi mundësinë e një qeverie me bazë të gjërë ku të jetë përfshirë edhe opozita për hir të integrimit.

Këto zëra i ka konfirmuar sot edhe Ministri për diasporën, Pandeli Majko i cili megjithëse e ka përjashtuar konceptin e qeverisë tranzitore: “Kjo qeveria tranzitore nuk hyn tek shprehja “kur do flasim” e ka lënë të hapur mundësinë e një dialogu madje edhe të drejtuar nga presidenti që është pranë opozitës Meta. “Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”

Por deri më tani Basha ka mbajtur qëndrimin e prerë për një zgjidhje që e përjashton Ramën. Radikalizimi i opozitës, djegja e mandateve ia bëjnë të pa mundur opozitës një dialog që do të linte sërish kryeministrin aktuar në krye të qeverisë sipas formulës që propozon Pandi Majko. Aq më tepër që një gjë të tillë Basha e provoi pas çadrës me marëveshjen e 18 majti nga e cila ruajti konkluzionin: “Po më gënjeve njëherë turp për ty, po më gënjeve për herë të dytë, turp për mua”.

Prandaj pak rëndësi ka nëse Rama po e bën seriozisht, apo e ka me gjasme ftesën për dialog, sepse një marëveshje mes palëve duket më larg se kurrë, raporton Lapsi.al.

flasim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.