Një shqiptar u ndalua nga policia italiane e Riminit për një vjedhje të ndodhur në një pastiçeri të qytetit.
Sipas mediave italiane ai u zbulua nga pamjet e kamerave vetëm nga një tatuzh i shkronjës “G” që kishte në dorën e tij të majtë. M.N., 19 vjeç pa dhënë identitetin e plotë të tij, thonë mediat italiane e kishte shkruar inicialin e të dashurës së tij.
Mirëpo i riu nuk mjaftohet me kaq. Pak orë pasi kishte bërë grabitjen, në gjendje të dehur ai ishte përfshirë në një sherr në një lokal. I riu u shoqërua në polici e më pas u la i lirë, por pas hetimeve dhe lidhjes mes dy ngjarjeve efektivët arritën tek 19-vjeçari si autor i grabitjes.