Që prej ndarjes nga Justin Bieber, këngëtarja e njohur,
Selena Gomez nuk është parë më në shoqërinë e asnjë mashkulli tjetër. Lidhur me
këtë moment në jetën e saj dhe dëshirën për të pasur një të dashur, 27-vjeçarja
ka krijuar një këngë në albumin e saj të ri në bashkëpunim me Julia Michaels
dhe Justin Tranter.
Julia ka treguar së fundmi se kënga është një punim i të treve, duke shtuar se
në një moment të caktuar e ka pyetur Gomez se në çfarë gjendje ishte dhe ajo
ishte përgjigjur duke thënë: “Dua një të dashur tani”.
Kjo përgjigje e Selenës duke shpjeguar dhe anën e saj emocionale është kthyer
në një këngë, e cila pritet të publikohet në albumin e fundit të artistes, të
titulluar ‘Rare’.
Të fundit
Kur jeta private përkthehet në një titull kënge, ja cili është projekti më i fundit i Selena Gomez
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment