Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin

10:44 / September 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
genc pollo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Genc Pollo

Urdhri i befasishëm i qeverisë (Ministrisë së Arsimit) për të mbyllur kopshtin e fëmijëve të institucionit arsimor Turgut Ozal është i paarsyetuar dhe dukshëm arbitrar. Po kështu edhe mbyllja e Fondacionit Gjylistan.

Vetëm kaq nuk është lajm në vendin tonë. Fatkeqsisht! Vendime arbitrare dhe antiligjore kemi parë vazhdimisht gjatë këtyre viteve. Por si regull ato kanë qenë të lexueshme si akte në shërbim të grand-korrupsionit dhe të akaparimit të pushtetit. Në pak raste ato shpjegohen me inkompetencën e paaftësinë.

Urdhëri kundër kopshtit duket sikur nuk është si një nga këto raste. Por gjasat janë që ky episod i sprasmë i arbitraritetit qeveritar të jetë edhe më i keq e më dëmprurës se rastet e tjera. Nuk e kam fjalën për pasojat sociale (250 fëmijë, qindra nxënës e familjet e tyre në çorodi) apo tek rrënimi i mëtejshëm i besimit tek një shtet i së drejtës (tek naivët e tuafët e mbetur).

Me sa duket qeveria po importon në Shqipëri arbitraritetin e një shteti tjetër. Dhe po hyn në një konflikt që nuk ka të bëjë me Shqipërinë e shqiptarët; duke sjellë kështu probleme të shumëanshme e afatgjata.

Por sidoqoftë qeveria Rama nuk bën qoka veresie. Por kthen favorin për mbështetjen që ka marrë për të akaparuar pushtetit dhe për të shtuar grand-korrupsionin.

P.S. Për të dhënë një ide se në çfarë kulmi mund të arrijë arbitrariteti i fetvasë qeveritare: në Shkodër urdhërohet shkolla e vajzave që jo vetëm të mbyllet, por godinën e vet (pronë private) t’ia dorëzojë një fondacioni shtetëror të Turqisë.

GENC POLLO
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.