Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili deklaroi në “360gradë” se në këshillin politik nuk është diskutuar një datë zgjedhjesh, por ato do të mbahen nga 15 prilli deri në 15 maj.
“Nuk ka vendim për ditë dhe datë zgjedhjesh. Nuk ka pasur negociata për këtë produkt, pasi heq çdo lloj mundësi që zgjedhjet e njëanëshme si ato të 30 qershorit.
Data e zgjedhjeve nuk kanë qenë në agjendë, pasi zgjedhjet vendosen nga presioni politik. Zgjedhjet do të jenë nga 15 prilli deri në 15 maj”, deklaroi Vasili.