Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kur Rumania përdori disa vite zyrtarisht himnin shqiptar

17:30 / December 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1701619350xhimni rumuno shqiptar 200
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Armand Plaka

Duke marre shkas nga postimi i mikut tim rumun, Alexandru Sterescu (Alexandru Hip Sterescu) hasa në një fakt interesant, të cilin realisht e mesova vetëm nga ky postim: me konkretisht atë që lidhet me faktin se Rumania në vitet 1975-1977 paskesh mbajtur si hymn zyrtar atë që kishim/kemi dhe ne (muzikën po diskutoj këtu sigurisht dhe jo tekstin).

Me iniciativën dhe dëshirën e ish-diktatorit Caushesku u urdhërua/preferua rikthimi në një motiv të vjetër patriotik të kompozitorit Ciprian Porumbescu në gjysmën e dytë dmth. fundshek. 19, i cili u preferua dhe nga kolonia shqiptare në Bukuresht në momentet e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe me tekstin e Asdrenit (qe ishte një pershtatje shumë e afërt me tekstin burimor në rumanisht) u soll dhe u shpërnda ndër shqiptarët, të cilët shumë shpejt do ta përqafonin atë si himnin e tyre kombëtar.

Një fakt tjetër interesant është edhe ai se ky motiv përdorej si himni kombëtar rumun edhe në periudhën e monarkisë e diktaturës së Antoneskut në vitet ’40, për t’ u zëvendësuar nga komunistët pas ardhjes së tyre në pushtet në vitin 1947 me një tjetër motiv që përmbante shumë nota, emra e shprehje ideologjike si komunizmi, BRSS dhe Lenini.

Interesant mbetet fakti se u deshën dy vjet derisa liderëshipi rumun të kuptonte se himni i tyre zyrtar përkonte me atë shqiptar që në atë kohë kishte qenë gjithë kohës në përdorim dhe si pa zhurmë urdherohet kësisoj serish zëvendësimi i tij në 1977, duke u zëvendësuar serish me një tjetër pas renies së diktaturës pas vitit 1990.

E habitshme pak terheqja e rumuneve, të cilët fare mirë mund të kishin pretenduar se kjo ishte një kreaturë rumune në tekst e muzikë dhe t’i akuzonin shqiptarët se e kishin vjedhur. Por ata…thjesht qenkeshin terhequr thuajse pa zhurmë, edhe pse duket pak e vështirë të mendosh se një motiv aq i njohur e i kenduar nga gjithë populli dhe emblema e shtetit sic është çdo himn kombëtar, të zëvendësohet aq lehtësisht me një të rene të lapsit. Por….kuptohet…ne atë kohë në Rumaninë Socialiste bishti dhe sqepari ishin në duart e një njeriu????.

Po aq interesant është edhe fakti se e njëjta pjesë muzikore i paskesh rene në sy një komuniteti apo bashkie në Britaninë e Madhe pas viteve ’90, të cilët e kanë preferuar atë si “himn të qytetit” të tyre, gjë e cila ka sjellë (pas venies së këtij fakti në dukje nga ana e një gazetari rumun të kohës në shtypin vendas) edhe një lloj irritimi nga ana e rumuneve, të cilët me shpëti theksonin në komentet e tyre se të pakten shqiptarët e pohojnë hapur se e kanë marrë himnin e tyre nga Rumania dhe se janë falënderues për këtë, kurse ju thjesht keni bërë një vjedhje të hapur pa na pyetur fare. ????☹️

Alexandru Sterescu rumun
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.