Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kur virusi shkon në mushkëri, identifikohet me 50%”, pneumologu Mezini shpjegon se tamponi i parë del negativ tek të infektuarit: Deri në daljen e rezultatit, të dyshuarit s’duhet të rrinë me familjen

23:07 / April 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arjan mezini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku pneumolog Arjan Mezini u shpreh se deri në momentin që pacienti merr përgjigjen e tamponit për të parë nëse është i infektuar me Covid-19 apo jo, duhet të qëndrojë në spital dhe jo në rrethin e familjes së tij. I ftuar në “Opinion”, Mezini u shpreh se shumë prej pacientëve dalin negatin në tamponin e parë pasi kur virusi shkon në mushkëri, identifikohet me 50%.

“Në spitalet rajonale, doja të bëja thirrje për penumonitë atipike. Në eksperiencën time si pneumolog do të thoja se pneumonitë atipike jashtë sezonit, janë shumë të pakta në 1 vit. Duhet rishikuar dhe duhet hequr, kjo metoda që derisa del tamponi, pacienti qëndron në rrethin ku është. Për pacientët me insufiçiencë respiratore koha punon kundër tyre. Kur pacienti ka arritur në pneumonitë bilaterale, virusi replikohet në mushkëri dhe ky është shkaku që në 40 -50 përqind pacientët dalin edhe negativë në tamponin e parë. Ne kishim raste edhe në spitalin tonë, kur pacientët në tamponin e parë dolën negativë, pastaj insituam në të dytin dhe të tretin dhe dolën pozitivë. Tani edhe në Europë, nëse ne kemi në skaner një pneumoni bilaterale dhe 2-3 indikatorë në gjak, sensitiviteti shkon 87% në krahasim me tamponin që shkon 50%,”– tha Mezini.

Shqipëria prej më shumë se tre javësh është futur në një izolim total, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

infektuarit mezini negativ pneumologu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.