Frutat e vogla, të ëmbla e të athëta njëkohësisht të thanave sapo kanë dalë në treg.
Krahas shijes së tyre fantastike përdorimet mjekësore të thanave për shëndetin njihen që në lashtësi. I vlerësuar fort si një frut i rëndësishëm medicinal, thanat kanë efekte mirëbërëse për shëndetin e gjithë organizmit. Fruti ose kokrrat e thanës piqet në mes dhe në fund të verës.
Ato konsiderohen të pjekura plotësisht vetëm pasi kanë rënë nga pema. Thanat me ngjyrë të kuqërremtë mund t’i mblidhini me dorë sapo të kenë rënë. Më poshtë mund të gjeni një kurë efikase me thana për pastrimin e mëlçisë dhe shëndetin e saj.
Përgatitja e Kurës me Thana për Mëlçinë
Për përgatitjen e kësaj kure do t’ju duhen një filxhan çaji me thana të freskëta. Vendosni në një tenxhere 1 litër ujë dhe lëreni derisa të nisë të zjejë fort.
Në momentin që uji nis të valojë, hiqeni nga zjarri, shtoni thanat aty dhe lëreni të mbuluar me një kapak përreth 30 minuta.
Më pas kulloni lëngun dhe pijeni nga një gotë 2-3 herë gjatë ditës. Këtë kurë përsëriteni për 3-4 ditë dhe mund ta bëni çdo muaj.
