Digjet makina e shefit të personelit të Hipotekes Kurbin, Klevis Berhani.
Nga Komisariati i Policisë Kurbin mësohet se mjeti ishte i parkuar pranë banesës së Berhanit, kur ka marrë flakë.
Banorët e alarmuar kanë njoftuar Policinë lokale dhe zjarrfiksen e qytetit. Mjeti është djegur brenda pak minutave.
Dyshohet se autori e kanë lyer me benzinë mjetin dhe me pas i ka vënë flakën. Policia ka marrë në pyetje Berhanin dhe ka sekuestruar kamerat e subjekteve private në afërsi të vendit të ngjarjes.