Më shumë se 300 punonjës të administratës shtetërore në rrethin e Tropojës janë angazhuar sot për pastrimin e mjedisit. Punonjës e specialistë të Bashkisë Tropojë, Njësive Administrative, të drejtorive lokale si dhe qytetarë iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së Komitetit Rajonal të Turizmit në Qarkun e Kukësit.
Nënprefekti i Tropojës Granit Kurmekaj pohoi për tirananews.al se synimi kryesor ishte pastrimi i shesheve, parqeve, rrugëve dhe mjediseve publike në çdo pjesë të territorit të rrethit.
“Sezioni turistik sapo ka filluar dhe ne jemi të vendosur të pastrojmë gjithçka, theksoi Kurmekaj. Turistët meritojnë një mjedis të pastër dhe joshës, në mënyrë që pushimet t’i kalojnë në kushte normale. Puna jonë u përqëndrua edhe në akset rrugore Fierzë-Bajram Curri dhe Bajram Curri-Valbonë. Para fillimit të aksionit çdo ndërmarrje dhe institucioni i ishte caktuar segmenti rrugor që do të pastronte. Të gjithë ishin pajisur me maska dhe doreza për t’u mbrojtur nga Covid 19”, nënvizoi Nënprefekti i Tropojës.
Bashkia Tropojë angazhoi mjetet e saj motorike për transportimin e mbetjeve që grumbulluara gjatë ditës. Mësohet se kjo nisëm do të kthehet në ritual, pra çdo muaj tropojanët do të angazhohen për të mbajtur pastër territorin e tyre.