Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë takimin e radhës më 2 maj, në Bruksel, për të folur për Asociacionin.
Pas marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, Kurti dhe Vuçiç, do të takohen për të diskutuar rreth zbatimit të saj, në fillim të majit. Ndërsa më 4 prill ka pasur një takim të nivelit të dialogut teknik mes zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi dhe zyrtarit serb, Petar Petkoviç.
Kujtojmë se në takimin e fundit në Ohër, Kurti dhe Vuçiç janë dakorduar për Planin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë, e cila është arritur më 27 shkurt, sipas Propozimit Evropian.