Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti: Draft-statuti i palës serbe për asociacionin, i papajtueshëm me Kushtetutën. Propozova një draft-vizion

23:20 / May 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përfundim të takimit në Bruksel me Presidentin i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se grupi i punës së palës serbe paraqiti një draft-statut për asociacionin e komunave serbe në Kosovë, të cilën Kurti e konsideoi të papranueshme.

Sipas Kurtit, ky draft nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. E për këtë arsye ai tha se propozoi një draft-vizion.

“Në këtë takim filluam me një notë të lartë pozitive që u dakorduam për tekstin e marrëveshjes të shndërruar për çështjen e të pagjeturve, të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë. E dimë që janë edhe 1617 të pagjetur dhe këtu viktima nuk janë vetëm ata që janë rrëmbyer, por edhe familjet, i gjithë populli e gjithë shoqëria.

Ekipi menaxhues prezantoi një draft-statut dhe ne dhamë qëndrimet tona se një draft statut i tillë është i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, vlerat europiane, të drejtat e njeriut dhe unë propozova një draft vizion si kryeministër në 11 pika unë kam propozuar një vizion se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet çfarë do duhej të ishte korniza që rregullon çështjen e pakicave kombëtare. Besoj që do trajtohet me seriozitet nga ndërmjetësit. Sepse në atë mënyrë do mund të ndërtojmë diçka të mirë e të dobishme për të gjithë”.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se në Bruksel dorëzoi një dokument ku sipas tij provohet se Serbia ka shkelur 8 nene nga 11 të Marrëveshjes së Ohrit brenda 2 muajsh.

“Më duhet të theksoj që dorëzova edhe një dokument mbi atë se si nga 27 Shkurti kur jemi pajtuar për marrëveshjen bazë, Beogradi zyrtar e ka shkelur atë. Nga 11 nene, 8 prej tyre i ka shkelur Beogradi”. 

Albin Kurti asociacioni draft-statuti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.