Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti: Marrëdhëniet që po ndërtojmë me SHBA-në, më të fuqishme se kurrë

20:48 / August 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago e që është i ftuar si kryeministër dhe si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kreu i qeverisë së Kosovës teksa ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në tha se ato janë të fuqishme se kurrë.

“Marrëdhëniet që po i ndërtojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të fuqishme se kurrë. Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë shumë arsye që të jenë krenarë me Republikën e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë e për zhvillimin e ndërtimin e së cilës kanë kontribuar si askush tjetër”, tha, mes tjerash, Kurti.

Kuvendin Kombëtar të Demokratëve kryeministri Kurti e ka cilësuar si historik për faktin siç u shpreh ai, për rrethanat e papara e të papërjetuara edhe nga vet SHBA dhe në të njëjtën kohë vërejtjet një entuziazëm e vitalitet i demokracisë që është unik për mbarë botën. 

Kurti tha se ai është i ftuar si kryeministër i një shteti demokratik dhe si një kryetar i një subjekti politik socialdemokrat, derisa përmendi trendet e zhvillimit ekonomik të vendit, që sipas tij është një zhvillim i hovshëm, si dhe për liritë e të drejtat e njeriut si dhe lirive të medieve, Kurti tha se Kosova është kampione në Ballkanin Perëndimor.

Kurti tha se hapja e urës mbi lumin Ibër nuk është kundër askujt. Sipas tij ura është për të gjitha komunitetet.

“Ura mbi lumin Ibër është dashur të hapet kur është çliruar Kosova para 25 vjetëve. Nuk është dashur të jetë e mbyllur kur është pavarësuar Kosova 16 vjet më parë. Është dashur të jetë e hapur edhe para 8 vjetëve në bazë të marrëveshjes së Brukselit e planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefishë të vonuar për shumë vjet. Ajo çfarë duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat e kapitalin në të dy anët e lumit Ibër, të ketë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vet frymëmarrjen e shteti demokratik”, ka thënë Kurti nga Çikago për VOA.

kurti marredheniet SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.