“Dashuria është dashuri” dhe “Krenarë për të festuar diversitetin e Kosovës”, kanë qenë vetëm disa prej mbishkrimeve që janë parë në Paradën e Krenarisë që ka nisur të shtunën në Prishtinë, dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor, etj.
Në mesin e tyre ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i Shëndetësisë, Arben Vitia, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për pranim të pjesëtarëve të këtij komuniteti në shoqëri, dhe që ata të jenë të hapur të deklarohen për orientimin seksual.
“Mund të them se cdo vit Parada e ka një perspektivë dhe qasje tjetër, përmes së cilës synohet që përfaqësuesit e komunitetit të ndihen të lirë, të jenë ata që me të vërtetë janë”.
Në një raport të publikuar në mars të këtij viti, nga Spartacus Gay Travel Index, Kosova renditet si vendi më pak mikpritës për personat e komunitetit LGBTI+ në mesin e vendeve të Ballkanit dhe më keq se vendet e Bashkimit Evropian.
