Behgjet Pacolli ka komentuar mungesën e kryeministrit Albin Kurti në takimin informal me liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Duke e cilësuar mungesën e Kosovës në këtë takim si një lajm të keq, Pacolli shtoi se kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën, pavarësisht kundërshtimit nga ana e Serbisë.
“Mos pjesmarrja e Kosovës në takimin pergatitor të Samitit të Berlinit, pa mar parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqiperia është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosoves. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty jane bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesmarrjes se Kosoves. Mos pjesmarrja e Kosoves e gezon shume Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverise dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”, shkruan Pacolli.