Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kurti shënjestron Gjykatën Kushtetuese: Po funksionon si hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes

13:40 / September 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese, për të cilën tha se po funksionion si hije politike e opozitës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ku Kurti u propozua sërish për kryeministër, ai tha se në këto muajt e krizës politike, tre muaj vonesë u shkaktuan si pasojë e Kushtetueses, me bllokadat që ajo ka vendosur.

“Gjykata Kushtetutese po funksionon si një hije politike opozite e Vetëvendosjes. Meqë tani u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarë, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe. Pa arsyeshëm, besoj unë dhe kërkoj që 120 deputetë të Republikës të vegjetojnë deri më 30 shtator. Kjo është ngjashëm sikur ministri ynë i Shëndëtësisë, Arben Vitia, të lëshojë një vendim mjeksor të ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar të tyre. Të vetmen dilemë që kam është nëse kjo masë është më shumë absurde apo e dëmshme.  Gati nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit deri te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. 2/3 e kohës kemi qenë duke pritur vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilës i adresohej opozita”, deklaroi Kurti.

Kurti shtoi se nuk është hera e parë që Kushtetuesja ka penguar sipas tij punët e mira të qeverisë. Sipas tij, në tetë raste, me vendimet e kësaj gjykate, janë penguar nismat reformuese të qeverisë duke u shpallur si antikushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese na e ka rrëzuar ligjin për vendosjen e çmimit tavan. Kjo ka qenë dita më e pikëlluese e imja si kryeministër”, shtoi ai.

gjykaten kurti kushtetuese shenjestron vetevendosjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.