Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kusari: Kurti nuk ka fyer liderët, e ka pasur personale me një përfaqësues të LDK

22:38 / October 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MIMOZA KUSARI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e partisë Alternativa dhe aleate e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, ka komentuar në emisionin “Review” zhvillimet politike në Kosovë, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur qeverinë e re.

Gjatë diskutimit, Kusari hodhi poshtë pretendimet se kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte fyer publikisht drejtuesit e partive të tjera në natën e zgjedhjeve, duke sqaruar se deklarata e tij ishte keqinterpretuar dhe se ai thjesht iu referua një statistike ekonomike të përmendur nga një përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nuk ka qenë asnjëherë i vërtetë fakti që Albin Kurti në natën e zgjedhjeve i ka quajtur tre përfaqësuesit e partive politike “hajvana”. Ai i është referuar një statistike që është prezantuar nga një përfqësues i Lidhjes Demokratike, që nuk është Lumir Abdixhiku por njëri nga ata, i cili ka folur për rritjen ekonomike.

Kusari theksoi se kriza aktuale politike nuk vjen nga qeveria, por nga mospranimi i rezultatit zgjedhor nga opozita, dhe se kjo e fundit duhet të bashkëpunojë me qeverinë për një sërë çështjesh.

“Sa i përket fyerjeve dhe sharjeve reflekton kokfortësia e tyre për të mos pranuar rezultatin. Pra, problemi i opozitës aktuale në Kosovë ka qenë mospranimi i rezultatit, mosreflektimi dhe gjërat pozitive që ka humbur kredibilitetin e opozitarizmit të tyre. Sikur kjo opozitë të ishte në një vijë me qeverinë në raport me gjërat në Veri, me largimin e bandave kriminale, me mbajtjen e një qëndrimi parimor ndaj listës serbe, do kishim një situatë tjetër”, tha Kusari.

kurti LDK liderat mimoza kusari perfaqesues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.