Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kush do ta digjte Kuvendin? Socialistët nuk kanë një dokument për këtë informacion

23:14 / September 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vali Hysi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PS, Vasilika Hysi tha se Komisioni Hetimor nuk administron asnjë dokument në lidhje me informacionin që zoti Meta ka për cënim të sigurisë kombëtare.

Hysi theksoi se: “Për Komisionin Hetimor Parlamentar, ne nuk kemi administruar ndonjë dokument lidhur me informacionin që ka Presidenti. I kemi adresuar pyetje lidhur me masat që kanë marrë për të adresuar shqetësimet nëse ekziston një dokument i tillë . Për aq kohë sa kohë dokumenti nuk është depozituar në komision, mos harroni që një pjesë e mirë e anëtarëve të komisionit kanë certifikatë sigurie dhe në bazë të ligjit për sekretin shtetëror mund të mos njihet i gjithë komisioni, por në që kemi certifikatë sigurie mund ta administrojmë”.

Vasilika Hysi shpreson se në fazën tjetër të hetimit të sigurohet ky dokument: “Ne nuk jemi në dijeni nëse ka një dokument ose jo. Unë po e marr apriori që presidenti ka thënë të vërtetën që ka një dokument. Nuk e di çfarë lloj dokumenti është, nuk e di kush e ka prodhuar dokumentin, nuk e di çfarë informacioni ka dokumenti. Në fazën e parë thirret personi për të cilin po bëhen hetimet, ju dha e drejta Presidentit të Republikës. Në fazën tjetër ne kemi të drejtën të shqyrtojmë edhe njëherë të gjithë informacionin që ka dhënë dhe më pas ato administrohen sipas rregullave që parashikohen në ligjin për komisionet hetimore dhe për aq sa është e mundur në kodin e procedurës penale. Nëse do vlerësohet që është element i rëndësishëm edhe ky dokument padyshim që do kërkohet dhe administrohen nga persona që kanë certifikatë të sigurisë”.

djegja dokument informacion Kuvendit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.