Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kush do ta udhëheqë fushatën e PD? Argita zbulon planet me Berishën

21:34 / June 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
argita malltezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Argita Malltezi nuk është ende pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, por qëndrimi i saj shihet si përcjellje në publik i qëndrimeve të kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili, prej fundit të dhjetorit 2023, gjendet në arrest shtëpie.

Dhe ajo nuk ka ngurruar të tregohet direkte në kundërshtimin e idesë së Gazment Bardhit për një kandidat për kryeministër nga diaspora, që të udhëheqë fushatën elektorale të opozitës.

Lexo edhe :

Related Posts

  • argita berisha
    Argita Malltezi pro ndryshimeve ne kod

“Mendoj që është një eksperiment i patestuar, por edhe i rrezikshëm në një farë mase, sepse vlerësimi me realizëm i situatës autokratike në të cilën ndodhet Shqipëria, i eliminimit të zgjedhjeve të lira, për shkak të masave represive të Ramës me të gjitha format, me drejtësinë, në kapjen e financave publike etj, e bën të pamundur një gjë të tillë, sado që është një ide shumë e mirë.

E kam dëgjuar idenë, por kam menduar se bëhet fjalë për një kryeministër pas fitorës së zgjedhjeve, sepse atëherë, kuptohet që është fare e mundur si alternativë”.– tha zonja Malltezi gjatë një intervistë me gazetaren Elona Meço.

Malltezi i qëndroi deklaratës së hershme të kreut të opozitës Sali Berisha për të vendosur me referendum të ardhmen e tij si kryeministër. “Normalisht, personi që udhëheq fushatën, është kandidati për kryeministër.

“Sali Berisha, në një xhest unik, ka thënë se pas fitores në zgjedhje do t’u japë mundësinë shqiptarëve me referendum për të zgjedhur, nëse duan që ai të jetë ose jo kryeministër. Mendoj që ka një mazhorancë absolute ndër shqiptarë që, e duan apo jo Berishën, janë të bindur se Sali Berisha nuk bën pazare në luftën kundër Edi Ramës, që ai qëndron në betejë deri në fund, që e çon fushatën deri në fund sipas interesit të popullit opozitar dhe besoj se kjo është një bazë e mirë për t’i besuar atij udhëheqjen e fushatës elektorale, qoftë edhe nga arresti i shtëpisë.”– u shpreh Malltezi në RTSH.

Argita Malltezi është e bindur se, përveç Lulzim Bashës, të gjitha forcat e vërteta opozitare do të pranojnë të bashkohen në një koalicion të përbashkët, të udhëhequr nga Sali Berisha.

Argita Malltezi fushata PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.