Një tjetër personazh i njohur do të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” mbrëmjen e sotme.
Bëhet fjalë për aktoren Eva Alikaj, shkruan “Anabel.al”. Emri i aktores është përfolur edhe më parë për t’u bërë pjesë e shtëpisë, e cila, në intervistat e realizuara, ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e formatit.
“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se më thanë që të mos futesha unë bëj atë që më thotë mendja ime,” ka thënë Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”, duke shtuar se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”.