Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kush do të përballet me Ogerta Manastirliun në Bashkinë Tiranë?

20:10 / September 17, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Herët a vonë, Ogerta Manastirliu do të garojë me dikë nga opozita për kreun e Bashkisë Tiranë. (Erion Veliaj nuk mund të kandidojë dot për një mandat të katërt, edhe sikur ta fitojë betejën e vështirë ligjore me të cilën përballet aktualisht). Pyetja është se kundër kujt do të garojë Manastirliu…

Në territorin e Bashkisë Tiranë, koalicioni Berisha-Meta ka pësuar humbje të thella në dy garat e fundit elektorale – më 2025 dhe më 2023.

Kështu, më 2025, ky koalicion mori 57 mijë vota më pak se PS-ja në territorin e Bashkisë Tiranë. Kurse më 2023, Belind Këlliçi (i mbështetur nga koalicioni Berisha-Meta) mori 59 mijë vota më pak se Erjon Veliaj i PS-së (shihni grafikun e mëposhtëm).

image 15

Në këto kushte, koalicioni Berisha-Meta duhet të gjejë një kandidat të aftë për të marrë vota përtej sinorit të tkurrur elektoral të dy zgjedhjeve të fundit.

Ilir Alimehmeti është një kandidat i tillë potencial, por ai ka deklaruar prerë se nuk ka ndërmend të kandidojë për një gjysëm-mandati bashkiak. Vetëm në qoftë se procesi ligjor i shkarkimi i Veliajt zgjat nëpër gjykata deri më 2027, Alimehmeti mund të kandidojë atëherë…

Jorida Tabaku është gjithashtu një kandidate që ka potencialin të marrë vota përtej sinorit të tkurrur elektoral të koalicionit Berisha-Meta, por ajo ka deklaruar prerë se do t’i dedikohet deri më 2029 mandatit të saj si deputete e Qarkut Tiranë.

Edhe Agron Gjekmarkaj e ka potencialin të marrë vota përtej sinorit të tkurrur elektoral të koalicionit Berisha-Meta, por ai ka deklaruar prerë se do t’i dedikohet deri më 2029 mandatit të tij si deputet i Qarkut Lezhë.

Belind Këlliçi, që ka qenë politikani më aktiv demokrat në Tiranë vitet e fundit, nuk ka gjasa të përsërisë gabimin që bëri duke kandiduar më 2023 në Bashkinë Tiranë, sepse një gabim i dytë do t’ia varroste përfundimisht ambiciet e tija politike.

Dhe problemi është se çdo kandidat tjetër i mundshëm i koalicionit Berisha-Meta ka gjasa të marrë edhe më pak vota se sa mori Këlliçi më 2023…

Në një situatë të tillë të vështirë elektorale, koalicioni Berisha-Meta mund të zgjedhin opsionin e bojkotit të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë, në qoftë se ato zhvillohen së afërmi. Dhe justifikimi në këtë rast do të jetë se ato nuk do të jenë të lira e të ndershme…

Në këtë skenarin e fundit, Manastirliut do t’i mbetet të garojë vetëm kundër ndonjë kandidati të partive të vogla dhe/ose ndonjë kandidati të pavarur. Ndryshe mund të thuhet se i bie të zhvillohet një garë sa për statistikë.

bashkine manastirliu perballet Tirane zaloshnja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Bie aksidentalisht nga kati i dytë 46-vjeçari në Tiranë

15:30 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.