Ronaldo, nje nga futbollistet qe ka hyre tashme ne histori e kemi pare gjithmone te qeshur, te lumtur me familjen e tij te madhe, por ja qe dhe njerezit e famshem kane nje peng, e per ccudi shperthejne ne lot, njesoj si futbollisti ne nje rrefim te tijin.
“Asnjëherë nuk e kam njohur vërtetë babanë tim. Ai ishte gjithmonë i dehur ”. Kështu ka thënë futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo në një intervistë më Piers Morgan, e cila do të transmetohet ditën e martë.
Ai ka shpërthyer në lot kur në ekran i është shfaqur që klip i të atit, José Dinis Aveiro, i cili vdiq në moshën 52-vjecare, nga probleme me mëlçinë.
I ati i futbollistit ishte intervistuar nga televizioni norvegjez gjatë kampionatin evropian, Euro 2004 një vit para se të ndërronte jetë. Ai rrëfente se ishte shumë krenar për djalin e tij.
‘Unë nuk e kam parë atë video….Gjëja që më vjen më shumë keq është së babai im nuk arrit të shihte atë që unë jam bërë sot”- ka thënë futbollisti i njohur.