Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një shkrim të shkurtër në rrjetet sociale u bën thirrje autoriteteve përkatëse të nxjerrin pamjet e marketit, ku ka ndodhur ngjarja me Lear Kurtin, i cili mbeti viktimë në duart e policisë.
Postimi i plotë:
Nxirrni filmimet e marketit që i mbani të kyçura në kasafortë. Tregohuni perëndimor, siç bëjnë gjithë policitë evropiane. Shfaqni integritet dhe bëni transparencë. Më mirë një polic i dënuar sesa një polici e tërë e njollosur dhe pa besimin e publikut.