Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush është 20-vjeçari që tentoi të vriste Donald Trump-in

11:02 / July 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thomas matthew crooks 2015095 tn
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personi i armatosur, i cili tentoi të vriste me armë zjari ish-presidentin amerikan Donald Trump, ishte një republikan 20-vjeçar i regjistruar, i cili më parë kishte dhënë një kontribut të vogël në një grup të lidhur me demokratët, raporton “CNN”. 

Thomas Matthew Crooks jetonte në periferi të Pittsburgh të Bethel Park, rreth 35 milje në jug të vendit ku u zhvillua tubimi i Trump-it.

Autoritetet thonë se ai qëlloi disa herë me armë zjarri nga çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit, përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.

20-vjeçari u diplomua nga shkolla e mesme Bethel Park në vitin 2022, sipas një raporti të mediave lokale.

Babai i Crooks, Matthew Crooks, tha se ai po përpiqej të kuptonte çfarë po ndodhte dhe po priste që të fliste me forcat e rendit në lidhje me djalin e tij. 

“Ai nuk kishte asnjë identifikim në trupin e tij, kështu që agjentët duhej të kontrollonin ADN-në e tij dhe të merrnin konfirmimin biometrik”, tha Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me zyrën në terren të FBI-së në Pittsburgh, në një konferencë shtypi të shtunën mbrëma. 

Trump u plagos në veshin e djathtë, po gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë. Ndërkohë nga të shtënat me armë humbi jetën një mbështetës i ish-presidentit dhe dy të tjerë u plagosën rëndë./CNA

atentati trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.