Vilson Tafçiu u ekzekutua mbrëmjen e të hënës në zonën e njohur si “Astiri” në Tiranë. I riu ishte deportuar nga Franca në 2018-tën ku dhe ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20.45 në një rrugicë pranë lokalit ku ndodhej në shoqërinë dy vajzave. Ai është thirrur për të dalë nga lokali ku dhe është ekzekutuar. Policia ndërkaq vijon hetimet për identifikimin e autorëve.