Kryeministri Edi Rama pritet të shpallë ditën e shtunë listat e kandidatëve për kryetarë bashkie në 61 bashkitë e vendit. Disa prej tyre janë konfirmuar ndërsa pjesa tjetër pritet të konfirmohen shumë shpejt.
Mësohet se një prej tyre është Valbona Sako e cila sipas burimeve të Report TV pritet të marrë besimin e kryeministrit Edi Rama për të të kandiduar për Bashkinë e Durrësit. Aktualisht ajo mban postin e drejtoreshës së Tatimeve në Durrës.
Bashkia e Durrësit drejtohet prej 12 vitesh nga Vangjush Dako,i cili me sa duket nuk do të kandidohet më nga socialistët pasi vetë ata propozuan pak muaj më parë kërkesën që pengon kandidimin e kryebashkiakëve me më shumë se tre mandate.
Sako duket se do të ketë mbështetjen e kryebashkiakut Dako në garën e saj për Bashkinë e Durrësit.