Vajza që shihni më poshtë në fotografi ishte viktima e parë e tërmetit katastrofik, që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm, duke lënë pas të paktën 31 të vdekur e qindra të plagosur, si dhe duke shkatërruar totalisht shumë ndërtesa.
Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Kristi Reçi, studente e Mjekësisë, e cila u nxor dje e pajetë nga rrënojat. 25-vjeçarja ka vdekur nga tërmeti së bashku me familjarët e saj, vëllanë 22-vjeçar, dhe të dy prindërit. Kristi ishte e afërme e djalit të kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.