Një i burgosur ëstë arratisur nga burgu i Rrogozhinës. Sipas burimeve, i burgosuri Fatjon Bushgjoka kishte marrë leje dhe nuk u kthye më.
Bushgjoka është dënuar vite më parë me 6 vite burg për grabitje të dhunshme. Atij i kishin mbetur për të kryer dhe 1.8 vite burg, por sot rezulton të jetë i arratisur nga burgu i Rrogozhinës.
4 djemtë dhe vajza u ngrinin kurthe qytetarëve duke përdorur Kristinën si karrem, e cila u kërkonte telefonin për të folur viktimave. Më pas, 4 djemtë mbërrinin dhe ushtronin presion ndaj qytetarëve dhe në rast kundërshtimi dhunoheshin derisa të dorëzoheshin.
Policia po punon për gjetjen e Fatjon Bushgjokës dhe rikthimin e tij në qeli për të kryer dënimin.