Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush është i plagosuri Indrit Shaqja, akuzat për vrasjen e dy të moshuarve në Durrës

16:50 / December 15, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 657c6f412a801
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm gjatë ajrimit në Burgun e Peqinit, Sokol  Mjacaj ka qëlluar me armë zjarri, Arben Lleshin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital dhe ka plagosur në këmbë, Indrit Shaqen.

Lexo edhe :

Related Posts

  • burgu i peqinit 770x435 1
    Burgu i Peqinit, vetëdorëzohet Sokol Mjacaj. Qëlloi dy të dënuar me burgim të përjetshëm
  • 2333
    Ngjarja në burgun e Peqinit/ Kush është viktima Arben Lleshi, dogji trupin e bashkëatdhetarit të tij në Angli
  • Sokol Mjacaj Arben Lleshi Indrit Shaqja113
    Vrasja në burg/ Mjacajt iu sekuestrua një telefon 3 muaj më parë, policia kontroll edhe banesës në Dukagjin

Dyshohet se gjithçkaka qenë e mirëmenduar nga organizatori, Sokol Mjacaj dhe se arma  mund të jetë futur me dron në ambientet e burgut.

Indrit Shaqja, akuzohet për grabitjen me pasojën vdekjen e dy të moshuarave Gjinovefa dhe Elsa Vava më 2 shtator të vitit 2014 në Durrës.

Pas ngjarjes, Shaqja u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestuar në tetor të vitit 2014 nga Interpoli në Barcelonë të Spanjës.

Zbulimi i graibitjes me pasojë vdekjen

Pak ditë pas vrasjes së dy kunatave, Elsa dhe Gjinovefa Vava, policia e Durrësit bëri të mundur zbulimin e autorëve të ngjarjes. Në një aksion të mirorganizuar, efektivët e krimeve të rënda bënë të mundur arrestimin e Edison Elmazit dhe Artur Kaçanollit, ndërsa shpallën në kërkim Indrit Shaqjen, i cili kishte mundur të largohej në drejtim të paditur.

Krahas përpjekjeve të shumta të policisë së Durrësit nuk u bë e mundur gjetja e vendndodhjes së 41-vjeçarit që ishte arratisur së bashku me 400 mijë lekët dhe bizhuteritë e grabitura në banesën dykatëshe të kunatave Vava. Në këto kushte, policia vë në zbatim planin B, i cili konsistonte në mbajtjen nën përgjim të familjarëve të 41-vjeçarit me banim në Shijak të Durrësit, me qëllim për të mësuar mbi vendndodhjen e tij. Pas disa ditësh pritje ka ndodhur ajo që mendohej, Shaqja lajmëron familjarët se ndodhej në Barcelonë të Spanjës shëndoshë e mirë. Ka mjaftuar kaq.

Policia e Durrësit kërkon ndihmën e Interpol Tiranës. Ky i fundit nis menjëherë korrespondencat me Interpol Madridin, duke i dërguar të gjitha të dhënat si dhe foto me gjeneralitetet përkatëse të shtetasit Indrit Shaqja. Pak ditë pas ngjarjes ku mbetën të vrara dy kunatat e moshuara dhe me ndihmën e parave dhe sendeve me vlerë të grabitura në shtëpinë e tyre, 41-vjeçari largohet nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor Shqipëri-Greqi.

Në harkun e pak ditëve zbarkon në Barcelonë të Spanjës te disa të afërm të tij, ku dhe u arrestua nga autoritetet spanjolle. Brenda pak ditëve, 41-vjeçari do të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin për krimin e dyfishtë të kryer në bashkëpunim.

I akuzuar për zhdukjen e Renit të Elbasanit

I plagosuri, Indrit Shaqja po ashtu akuzohet edhe për zhdukjen e Renit të Elbasanit në vitin 2014.

Ka qenë nëna e Renit, Silvani ajo që ka akuzuar Indrit Shaqen, i cili ka qenë i fundit që është takuar me Renin, para se ai të zhdukej.

Gjatë një interviste në vitn 2015, nëna e Renit, Silvana, rrëfeu kalvarin e gjatë të vuajtjes së saj që nga zhdukja e djalit.

Katër ditë para se të zhdukej, Reni ishte në Durrës ku edhe këndonte në një lokal. Aty i vjen Indriti dhe i thotë se kishte zë të mirë, dhe i propozoi një lokal tjetër, ku do të paguhej më mirë. Kur erdhi në shtëpi, djali më tregoi se pasi mbylli punën në lokalin ku këndonte në Durrës, Indriti dhe dy djem të tjerë, që nuk i identifikonte dot nëse ishin kosovarë apo tropojanë, i treguan një lokal tjetër ku Reni do të paguhej 50 mijë lekë nata, më shumë se te lokali ku këndonte gjithnjë në Durrës. Aty është njohur për herë të parë Reni me Indritin, dhe ditën e nesërme, në datën 26 qershor, Reni vjen në shtëpi dhe më tregon për takimin dhe propozimin që Indriti i kishte bërë.

Pse mendoni se Indriti mund të ketë gisht në zhdukjen e Renit?

Sepse Reni më herët kishte një lidhje me një vajzë, e cila edhe ajo ishte balerinë në lokale. Reni e kishte njohur disa vite më parë. Vajza, Redona Daullxhiu, ishte dikur e martuar dhe kishte edhe një fëmijë, por që ia mbante nëna në Tiranë. Reni nisi një lidhje me të dhe unë shqetësohesha shumë, pasi ajo i merrte edhe paratë që Reni këndonte në lokale. Si nënë që isha, bëra të pamundurën që ta ndaja këtë lidhje, sepse doja që djali im të kishte një familje të rregullt. Ajo e mësoi këtë gjë dhe herë pas here më kërcënonte duke më thënë se “këtë djalë nuk ke për ta gëzuar ndonjëherë, ke për ta qarë”, por unë nuk iu besoja fjalëve të saj.

Indrit Shaqja Redona Daullxhiu Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.