Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kush është “Mbretëresha e Ketaminës” e arrestuar për vdekjen e aktorit Matthew Perry

22:59 / August 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jasveen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua që jeton në Hollywood dhe dhe që është quajtur “Mbretëresha e Ketaminës ” është një nga pesë personat që janë akuzuar në lidhje me vdekjen e aktorit Matthew Perry.

Njoftimet janë bërë nga policia e Los Angeles-it në një konferencë urgjente për shtyp në të cilën zbuloi se pas vdekjes së aktorit qëndronte një organizatë e tërë kriminale e cila jepte ketaminë dhe drogë për persona të tjerë përveç aktorit.

Jasveen Sangha akuzohet për shitjen e ketaminës dhe drogave të tjera te të famshmit.

Ajo ishte shumë aktive në rrjetet sociale duke shkruar shpesh për pushimet e saj të shtrenjta nëpër vende të ndryshme.

41-vjeçarja Sangha dhe një person tjetër u arrestuan të enjten.

Sangha përballet me akuzat e posedimit dhe shpërndarjes së ketaminës dhe nëse shpallet fajtore, dënimi mund të variojë nga 10 vjet deri në përjetësi.

NBC raporton se Sanga u arrestua gjithashtu marsin e kaluar për një shkelje federale të drogës që nuk lidhet me rastin e Perry.

Ajo u lirua përfundimisht pasi kishte dorëzuar garancinë prej 100,000 dollarësh.

Ajo u kishte shitur drogë klientëve të ndryshëm që nga viti 2019 dhe kishte një shtëpi në North Hollywood ku jetonte dhe ruante drogën.

Pavarësisht se i dinte rreziqet e përdorimit të tyre, Sangha vazhdoi të shiste drogë.

Është raportuar nga autoritetet gjyqësore se në gusht 2019, ajo i shiti ketaminë Cody McLaury vetëm disa orë para vdekjes së tij nga mbidoza.

Kur një anëtar i familjes së McLaurie-t i dërgoi mesazh Sangha-s duke thënë se ketamina e saj e kishte vrarë McLaurie-n, Sangha kërkoi në Google “a mund të renditet ketamina si shkak i vdekjes”…

Zyrtarët që hetojnë rastin shpjegojnë se Sangha dhe një i pandehur tjetër, ” ishin më të interesuar për fitimet nga Matthew Perry sesa për shëndetin e tij.”

jasveen sangha ketamine mbreteresha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.