Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Velipojë është Pjerin Brushtulli 48 vjeç, një person me preçedent kriminal.
Brushtulli mësohet se ka qenë i dënuar me 15 vite burg për një vrasje dhe sapo kishte dalë nga burgu.
48-vjeçari është arrestuar në vitin 2008 nga policia dhe akuzohej nga prokuroria për veprën penale “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Pjerin Brushtulli u dënua si autor i vrasjes me dashje të shtetasit Kolec Hila, nga fshati Berdicë i Shkodrës, krim i kryer në vitin 2002.
Velipojë/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.