Një 23-vjeçare nga Rrësheni i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 11- të i pallatit ku jetonte, në qendër të qytetit. Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e te enjtes.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes, ndërsa viktima është Adela Gjoka. Vajza ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra, pavarësisht tentativës së fqinjëve për t’i dhënë ndihmën e parë.
Sipas burimeve, kur ka ndërmarrë aktin ekstrem, e reja ka qenë vetëm me gjyshin e moshuar në banesë, pasi dy prindërit ishin në punë. Studentja ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën me çelës dhe më pas ka lidhur sytë me një shami e është hedhur nga dritarja.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë dalë jashtë dhe parë trupin e gjakosur të viktimës, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas dëshmisë së babait të vajzës në Polici, 23- vjeçarja ka qenë studente në degën e Inxhinierisë dhe kishte vetëm 2 provime të mbartura për t’u diplomuar.
Fakti që nuk ka arritur t’i marrë këto provime e kishte shqetësuar shumë vajzën gjatë kohëve të fundit. Madje, gjatë 4 ditëve të fundit ajo ka qenë shumë e stresuar dhe nuk ka konsumuar as ushqim.
Kjo situatë i kishte shqetësuar familjarët, të cilët gjatë ditës së enjte e kanë dërguar vajzën në urgjencën e spitalit për mjekim, por ajo nuk ka pranuar të marrë as serumin dhe së bashku me të atin është rikthyer në banesë.
Sapo prindërit janë larguar nga shtëpia, ajo i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 11-të i pallatit.