Tonin Gjini i njohur dhe me emrin Armando Gjini, i cili mbeti i vrarë mesditën e të hënës në qendër të qytetit të Rrëshenit, i ka shpëtuar një atentati ndaj tij vetëm tre muaj më parë. Ai ishte duke çuar në shkollë fëmijët kur ka pikasur sasinë e eksplozivit.
Lexo edhe- Bombë mikut të Met Kananit, mirditori me fëmijët shpëtojnë për mrekulli
Gjini në atë kohë lajmëroi policinë dhe forcat xheniere, të cilët bënë të mundur shpërthimin e lëndës plasëse. Viktima e ditës së sotme në atë kohë kishte thënë se nuk ka asnjë konflikt me njeri, por mësohet se ai rezulton se ka kryer një dënim për trafik droge prej disa vitesh në Itali.
Ndërkohë që mësohet se ai u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, por qëndroi vetëm 4 ditë në burg.