Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar edhe incidentit me deputetin më të ri të partisë së saj, Ralf Gjoni, i cili në mënyrë indirekte e akuzoi për gjestin e ndodhur.
“Regjisori Edi Rama tani do i kthejë në klloun për ngjarje të tilla për të treguar që është sulmuar. Po të ishte për të sulmuar, do i kishim sulmuar me kohë. Më vjen keq për Ralfin që ka ndodhur kjo gjë. Përgjegjësit do të dalin të denoncohen, nëse ka përgjegjës dhe shkaktarë të tillë. Ajo që dua të them është që legjitimiet i atij Parlamenti nuk është më”, tha Kryemadhi.