Partia Demokratike organizoi sot zgjedhjet për kryetarin e ri. Në garë me Lulzim Bashën është kandidati Gjergji Hani.
Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari, janë të vetmit deputetë demokratë që janë parë të votojnë sot.
Ndërkohë, Partia Demokratike njoftoi se deri në orën 17:00 kanë votur 13700 anëtarë.
