Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

(Video) Kush janë binjaket që lanë Italinë për të joshur njëkohësisht Saimirin?

23:07 / November 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
binjaket
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Silvana dhe Albana janë dy motrat binjake që kanë vendosur të bëjnë për vete Saimirin, “princin e kaltër” të Show-t më të ri në TV Klan, Love Story.

Silvana, pas fjalëve përshëndetëse me 33-vjeçarin, u shpreh se ka bërë një sakrificë të madhe për të, pasi u kthye nga Italia dukë sfiduar pandeminë, vetëm për të takuar dhe njohur Saimirin.

“Quhem Silvana, jetoj në Milano dhe jam kthyer pas shumë vitesh në Shqipëri. Kam sfiduar virusin dhe pandeminë për të qenë këtu”, tha ajo.

Ndërkohë, Saimiri teksa e komplimenton, shprehet se kjo është sfida e parë që ajo ka fituar pasi do ketë edhe të tjera sfida me të.

“Kjo është sfida e parë që ke fituar dhe besoj se do kemi edhe shumë sfida të tjera bashkë. Je shumë e bukur”,- i tha ai.

Silvana është 22 vjeçe, studente për gjuhët e huaja në Milano. Ajo punon si modele showroom-i te Elisabetta Franchi.

Silvana tregon se në moshën 12-vjeçare është larguar me familjen e saj nga Shqipëria. Silvana shprehet se shkon çdo ditë në palestër, pasi përveçse e ndihmon që të ketë një trup të bukur, i fal shumë kënaqësi.

Më tej, ajo rrëfen se pamja e ka ndihmuar në çdo punë që ka bërë, por ambicia është arma e saj e fortë.

Sporti që i pëlqen më shumë është basketbolli.

Por nuk përfundoi me kaq…

Pas takimit me Silvanën, Saimiri i drejtohet Albanës me fjalët “prapë ti”, duke menduar që është i njëjti person.

Ndërkohë, Albana prezanton veten dhe i thotë që është motra binjake dhe se kanë vendosur që ta joshin atë njëkohësisht të dyja.

“Unë jam binjakja, quhem Albana dhe dua të them që je me fat, sepse je djali i parë që ne vendosëm të joshim të dyja njëkohësisht, kështu që ke dy përgjegjësi mbi shpatulla”,- shprehet Albana.

Saimiri thekson se, edhe pse motrat kanë të njëjtën pamje, ajo që mbetet të zbulohet është karakteri i tyre. Më tej, ai e ngacmon edhe për faktin që jetojnë në shtete të ndryshme, teksa shprehet i vendosur se Albana do të përfundojë duke jetuar në Gjermani.

“Ju jeni një aparencë, por do shohim karakterin si do jeni. E mendon që ta lësh Italinë dhe të jetosh në Gjermani? Për dashurinë bëhen këto sakrifica. Ose duhet të jetoj unë në Itali, ose ti në Gjermani, por shanset më të madha janë që të vish ti në Gjermani”,- tha Saimiri.

Albana shprehet se njeriu më i dashur për të është, pa dyshim, motra e saj binjake, pasi janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Albana tregon se ato janë kudo bashkë, dhe programi “Love Story” nuk bën përjashtim.

Për vite me radhë, Albana ka ndjekur kurse kërcimi, i ka pëlqyer që e vogël, por tani ka mbetur thjesht një pasion. Ajo e përshkruan veten si një vajzë shumë të drejtpërdrejtë, impulsive dhe kokëfortë.

binjaket italine joshur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.