Princess Rally Albania rikthehet me edicionin e pestë, dhe këtë herë me format më të madh, më të gjatë e më të plotë në datat 29-31 mars.
Gara do të jetë Tiranë-Korçë-Tiranë, në një event të organizuar për tri ditë. Në regjistrimin e pjesëmarrëseve bien në sy dhe emrat e disa prej gazetareve më në zë në vend, Anila Basha, Rezarta Delisula dhe Kozeta Kurti.
Princess Rally është një garë që është krijuar në vitin 1929 me “Paris Saint-Raphael Ladies Rally” dhe që atëherë është zhvilluar pothuajse çdo vit dhe ka krijuar traditë në shumë vende të botës.
Ky është edicioni i pestë i këtij organizimi në Shqipëri dhe pas suksesit të garave të para do të vijojë në një format më të madh.
Këto lloj garash nuk bazohen në shpejtësi por në arritjen sa më afër të një kohe të përcaktuar më parë “Target Time”.