Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi, personazhet e njohur që reklamojnë jetën luksoze 

11:48 / June 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4386
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.


Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe,  apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristian Boçit.

Lexo edhe :

Related Posts

  • IMG 4402
    Kristian Boçi reagon për sekuestrimin e 50 mln eurove: Kam ndarë dhe kafshatën e fundit...
  • 640 0 1715962284x800 0 policia 2 433x300 176
    Sekuestrohen 50 mln euro pasuri të 7 personave në Tiranë

Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se një shtetas tjetër i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij.

Raportohet se shtetasi, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristian Boçit dhe shtetasit me iniciale V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

“Nga hetimet është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anulimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna”, sipas Prokurorisë së Tiranës.

Gjithashtu rezulton se janë krijuar shoqëri fiktive, të cilat pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar. Janë dhënë hua në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, si edhe janë krijuar shoqëri me kuota të përbashkëta midis Kristian Boçit dhe një shtetasi tjetër duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme.

Drilona Boçi, bashkëshortja e Kristian Boçit zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie si dhe është e diplomuar për drejtësi. Nga martesa e tyre kanë dy fëmijë.

Nga ana tjetër, Kristian njihet si boksier dhe influencer në rrjetet sociale. Të dy reklamojnë jetën luksoze në rrjete sociale.

Kristian boci spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.