Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kush janë tre policët e përfshirë në rrjetin kriminal. E shkuara e ish-efektivi i RENEA-s që u kap me 113 mijë euro në makinë

09:31 / May 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
altin morina2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dje u bë me dije se në kuadër të megaoperacionit të SPAK ishin lëshuar edhe tre urdhërarreste për zyrtar të Policisë, një prej të cilëve i arrestuar edhe më herët por që ishte lënë i lirë nga Gjykata. Sipas të dhënave bëhet me dije se Erigert Mitri, i cili më herët ka mbajtur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari, punonjës i Kufirit dhe Altin Morina, ish-efektiv i RENEA-s, janë shpallur në kërkim, ku ky i fundit është një emër i njohur për policinë. Altin Morina u kap duke qarkulluar me një automjet tip ‘Audi Q8’ me 113 mijë euro, një shumë paundësh dhe lekësh në Tiranë rreth një vit me parë. Ndërkohë, Erigert Mitri aktualisht mban postin e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me një prej personave, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arrest. Bëhet fjalë për ish-efektivin e forcave RENEA, Altin Morina. Ky i fundit rreth një vit më parë u kap duke qarkulluar me një automjet tip ‘Audi Q8’ me 113 mijë euro, një shumë paundësh dhe lekësh në Tiranë. Në prill të vitit të kaluar, gjykata la të lirë, ish-efektivin e forcave RENEA, Altin Morina.

Lexo edhe :

Related Posts

  • IMG 7500
    SPAK zbërthen aleancat e grupeve, Bami u lidh me Leonard Dukën me qëllim vrasjen e Martinajt

43-vjeçari, me detyrë në atë kohë shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi. Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

“Nuk ka prova, këto para i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunoj me organin e akuzës për t’i dhënë prova që kanë të bëjnë me arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te Komuna e Parisit, dhe isha drejtuar në ish-‘Bllok’ ku banoj”, – tregoi në atë kohë ish-efektivi.

Altin Morina Erigert Mitri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.