Duke qenë se mamaja e tyre feston ditëlindjen, dy moderatoret shumë të dashura të ekranit, Luana dhe Marina Vjollca, kanë shkuar për t’i bërë asaj një surprizë në mes të natës.
Ato kanë filmuar gjithçka gjatë rrugës me makinë si dhe momentin e surprizës, e cila e ka lumturuar pafund mamanë e tyre.
Moderatoret kishin marrë një buqetë gjigante me trëndafila dhe një tortë të madhe ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen mbretëresha jonë“.
Duke hedhur batuta e duke qeshur me njëra-tjetrën, ato kanë bërë gati tortën me fishekzjarre e qirinj, ndërkohë që kanë thirrur të ëmën në mesnatë për të dalë tek dera e shtëpisë.
E ëma ka fryrë qirinjtë duke shprehur një dëshirë për vajzat e saj, siç ka treguar edhe vetë, ndërsa më pas ka përqafuar e falenderuar Marinën dhe Luanën për surprizën.
Për më tepër, ndiqni gjithçka që ndodhi mbrëmë në videon e mëposhtme: