Ish-Kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi i ftuar në emisionin “Now” ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Ballukut. Beçi shpjegoi se në rast se një nga gjyqtarët e treshes se Kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk është dakord atëherë çështja nuk kalon në seancë plenare.
Ai theksoi se kjo kërkesë i kalon mbledhjes së gjyqtarëve. Sipas tij ata nuk do shqyrtojnë kërkesën në themel por kalimin e saj në seancë plenare që të jetë në përputhje me rregullat e ligjit.
“Unë mendoj se gjykata kushtetuese e ka të vështirë të përcaktojë një objekt konkret në rastin konkret të shkelur dhe një konflikt të mundshëm mes pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit gjyqësor.
E ka të vështirë sepse po ti shohësh, Gjykata e Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka zbatuar gërmë për gërmë kodin e procedurës penale. I është referuar edhe ligjit elektoral”, tha ai.
