Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

21:05 / August 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1755186062 zjarretnevend3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Frrok Çupi

Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha një ndihmë Shqipërisë me rastin e zjarreve më vdekatarë në histori. Shqipëria, për herë të parë, u regjistrua në vendin e parë në botë si shtet i fatkeqësisë më të lartë.

As këmbë njeriu, asnjë fjalë nga Kosova për ‘vllaznit’. Vetëm lajme se në kufi me Kosovën ka fluks të madh peshuesish që vijnë drejt Shëngjinit dhe Velipojës.

… Por nisa me fjalën ‘fillimisht’, sepse ka një kuptim, ose kuptimin kryesor në këtë rast. Kuptimi kryesor do të thotë synim ose qëllim i fundit. Qeveria e Kosovës po manifeston ndarje dhe urrejtje kundër Shqipërisë me qëllim që një ditë të mos ketë më ‘fillimisht’, por të jetë ‘përfundimisht’.

Përfundimisht, qeveria e Albin Kurtit në Kosovë, po tenton të arrijë që shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës të hyjnë në një rreth urrejtjeje e konflikti mes vedi. Atë ditë Kurti do ta ketë arritur atë që i kërkojnë padronët dhe atë që vetë dëshiron. Agjenda e qeverisë Kurti duket qartë që është shurdhimi i Kosovës si shtet, islamizimi i politikës qeveritare dhe krijimi i idesë fatkeqe se shqiptarë të Shqipërisë dhe shqiptarë të Kosovës nuk bëjnë bashkë.

Këtu çarmatoset gjithë ushtria e ideve të Rilindasve tanë, gjithë përpjekja e NATO-s dhe e aleatëve të mëdhenj për çlirimin e Kosovës dhe për vendosjen e shtetit kushtetues në Kosovë. Po u bë kjo, nuk ka më vlerë historia e deritanishme; aq më pak e ardhmja.

Albin Kurti, dukej se prej kohësh po priste në shteg ku t’i dilte Shqipëria. Dhe i doli para një jave kur në vendin tonë shpërthyen zjarret më të tmerrshme.

U dogjën qytete si Delvina, Gramshi, Poliçani; disa fshatra u zhdukën, një spital u vu në rrezik që t’i digjeshin mjekë e pacientë, mijëra kokë bagëti u dogjën të gjalla, miliona bletë, Riviera u përcëllua, mijëra hektarë me pemë, Syri i Kaltër u mbyll si syri i një perëndie të vdekur. Bota vuri gjithë vëmendjen dhe konstatoi se Shqipëria zinte vendin e parë në këtë fatkeqësi. Qeveria dhe shteti shqiptar lëshuan thirrje dhe u përgjigjen shtete fqinje dhe shtete përtej globit.

ffrok cupi Kosova Qeveria urren vllaznit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.