Le të themi se Luizi nuk ka qenë simpatizant i lojës së Ilir Shaqirit vitin e kaluar. Këtë ai e ka shprehur disa herë duke deklaruar se balerini do ishte në hije nëse Donaldi nuk do merrej me të.
Sipas Luizit, Donaldi i dha vëmendje Ilirit dhe avantazhi tjetër i fituesit të BBVA1, sipas tij, është se kishte përballë dikë të papjekur (Donaldi).
Megjithatë, kur Iliri hyri në shtëpinë e famshme si surprizë para pak muajsh, Luizi u tregua dashamirës me të. Teksa aludonte nëse Iliri do hynte si banor i ri,uizi thotë “do shihni spektakël nëse hyn”.
Sakaq, së fundmi ai ka thënë në një bisedë me banorët të kundërtën. Teksa po aludonin për BBVA3, Luizi shprehet: “Të bëhet Big Brother 3, të futen 2 banorë por do jenë 1. Do futem unë me Oltën”.
“Ose ti me Ilirin?”- supozon Gerti me të cilin Luizi nuk është dakord. “Ç’punë kam me Ilirin?! Iliri mbetën nuk ecën. Nuk është për lojë.”
Teksa i ka shpërndarë këto dy video bashkë në Instagram, Iliri shkruan me ironi: “Kush nga këta të dy je, o Luiz? #pordhmeni“.